Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…
Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të paradites. Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit ku në zonat lindore do të jenë në formë shtrëngate. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale,por mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë...