Kampioni i botës në MotoGP kërkon divorcin nga Aprilia pas 5 muajsh dhe vetëm një gare në pistë

Kampioni i botës në MotoGP kërkon divorcin nga Aprilia pas 5 muajsh dhe vetëm një gare në pistë

Aventura e Jorge Martin në Aprilia mund të marrë fund shumë shpejt. Mësohet se kampioni i botës në fuqi në MotoGP, ka informuar skuadrën e tij gjatë garës së fundit ne Le Mansh se donte të përfitonte nga klauzola në kontratën e tij (dy-vjeçare). Kjo klauzolë i garanton atij mundësinë për t’u liruar në fund të këtij sezoni nëse ai nuk do të ishte në mesin e pilotëve që luftonin për titullin kampion në MotoGP pas garës franceze. Një vendim i njëanshëm, të cilin Aprilia nuk e ka marrë mirë sepse Martin, për shkak të dëmtimeve të ndryshme mes provave dhe stërvitjes, ka garuar vetëm një herë këtë sezon,  në Katar, ku gjithashtu u rrëzua keq dhe u lëndua sërish. Për këtë arsye, po vlerësohet...