Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit me tre emra, i arrestuar në Itali për ‘Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë dhe ‘Prodhim e shitje narkotikësh’ Konkretisht me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit V.D. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali. “Në kuadër të procedimit pasuror nr. 03, të datës 17.04.2025, u arrit në përfundimin se vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit V. D. dhe familjarëve të tij, më konkretisht një apartament dhe dy llogari bankare, nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të ligjshme. Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi...