Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Arrestohet në Greqi 51-vjeçari, pritet ekstradimi
Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë, pjesëtar i një grupi kriminal. Sipas Policisë së Shtetit, është arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H”, thuhet në njoftimin e policisë. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri. Njoftimi i Policisë...