“7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!”- Rama batuta nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE! Të dëgjojnë babanë, nënën, tezen…
Kryeministri Edi Rama e shoqëroi me batuta përgjigjen për pyetjen e gazetarëve se si sipas tij, duhet të funksionojë integrimi gradual në Bashkimin Europian. Duke i quajtur vendet kandidate “7 fëmijët e Ursulës”, kryeministri tha se ato duhet të ulen në tryezën e BE-së ndërsa përmbushin kriteret, duke fituar të drejtat e anëtarësimit për çdo kapitull që mbyllin. “7 fëmijët e Ursulës duhet të përmbushin çdo kriter, duhet të ndjekin rregullat për çdo kapitull dhe duhet t’i bëjnë ballë të gjithë procesit neurotik të makinerisë prej 35 mijë grash e burrash, që është makineria më burokratike që ka krijuar njerëzimi”, tha ai. Mw tej kryeministri shtoi se: “Ajo që duhet të ndryshojë është radha e veprimit: jo më parë 33 kapituj dhe më pas vendimi...
Burimi:
javanews.al