7 ditë 271 të arrestuar, Policia: 51 prej tyre me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes…

7 ditë 271 të arrestuar, Policia: 51 prej tyre me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes…

pamje nga protestat TIRANË-Policia e Tiranës ka njoftuar se në 7 ditë protestë janë arrestuar 271 persona, ku vetëm një ditë më parë në pranga janë vendosur 33 protestues, ndërsa 41 të tjerë janë proceduar penalisht. Blutë theksojnë se 51 prej tyre janë me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor. Policia shprehet se protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe automjeteve të policisë, si dhe kanë dëmtuar kosha mbeturinash...