Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dosja e autorëve të dyshuar, kalohet për gjykim
                            Ngjarje e shënuar në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës, Gjykata e Tiranës kaloi sot për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Në seancën e kësaj të premte, mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore. Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai. Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.