Zgjidhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Kukës, Has e Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

Zgjidhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Kukës, Has e Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

KUKËS- Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Kryetari i këtij komisioni, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit. Qendra e Numërimit do të jetë e vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, e cila ruhet nga forcat e Policisë. Në total, 44.535 qytetarë të Bashkisë Kukës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, një rënie krahasuar me vitin 2023, kur ishin 45.855 votues. Nw 11 maj do hapen 73 qendra votimi, një me pak nga 2023 ku hapen 74. Kjo ulje është pasojë e rënies së numrit të banorëve në fshatin Kalis, ku...