Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Parqet arkeologjike, më të vizituarat në 4 muaj
Nëse në periudhën Janar-Mars të këtij viti muzetë kryesonin për numrin e vizitorëve, situata ka ndryshuar me të dhënat e Prillit. Parqet arkeologjike shënojnë më shumë vizitorë gjatë këtij katër mujori. Më i vizituari është Parku Arkeologjik i Shkodrës, me mbi 31 mijë vizitorë, ndjekur nga Parku Kombëtar i Butrintit, me mbi 29 mijë bileta të shitura, dhe Apolonia dhe Bylis, me shifra relativisht më të ulëta. Në total 9 Parqet Arkeologjike të vendit janë frekuentuar gjatë këtij 4 mujori nga 82.781 vizitorë. Nga 8 Muzetë që janë të hapur për publikun, janë regjistruar në total 73,567 bileta të shitura. Kryeson Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë me mbi 30 mijë vizitorë, pasur nga Muzeu me Gjethe me mbi 15 mijë, Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat...