Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për të rritur sigurinë në punët hibride
                            Vodafone Business dhe Fortinet njoftuan një partneritet të gjerë në rang global, duke shtrirë shërbimet e tyre të konverguara të rrjeteve dhe sigurisë kibernetike në më shumë vende në Evropë dhe Azi, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku, këto dy kompani po ndihmojnë bizneset të përmbushin nevojat e ndërlidhjes për fuqinë punëtore hibride apo edhe të përballen me kërcënimet kibernetike gjithmonë në rritje dhe përherë e më të sofistikuara, duke bashkuar rrjetin dhe sigurinë në një shërbim të vetëm e të pandërprerë. Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme në Gjermani apo tregje të tjera evropiane, si edhe bizneset shumëkombëshe të cilat marrin shërbim përmes Vodafone Business International, tani mund të përfitojnë nga Shërbimet e Rrjetëzimit të Sigurt të Vodafone Business. Shërbimet...