Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
“Të Negociosh Paqen” ngjit aktorë nga Kosova e Shqipëria në skenën e Firences
Në një qytet ku historia dhe arti flasin gjuhën e përbashkët të civilizimit europian, më 8 dhe 9 maj, Teatri i Pergolas do të hapë dyert për një zë të fuqishëm nga Ballkani: komedia dramatike “Të Negociosh Paqen” (Negotiating Peace), e cila shpalos në mënyrë tronditëse e ironike mekanizmin e brishtë dhe shpesh absurd të ndërtimit të paqes pas luftës.Me autor Jeton Nezirajn dhe regji të Blerta Nezirajt, vepra ndërthur shkathtësisht elementë nga “To End a War” i diplomatit amerikan Richard Holbrooke dhe romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të Ismail Kadaresë, duke krijuar një reflektim të fuqishëm mbi përballjen mes dhimbjes historike dhe nevojës për të ecur përpara.Në këtë udhëtim teatror përfshihen aktorë të shquar nga Kosova dhe Shqipëria – Shkumbin Istrefi, Meli Qena,...