Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zekirija Ramadani ngre pretendimet pas titullit të katërt të Dritës
Adriatik BALLA Ilir Daja konsiderohet ndër trajnerët tanë më të suksesshëm, por në trojet shqiptare po spikat dhe një tjetër që po arrin suksese të rëndësishme. Kështu, trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Zekirija Ramadani, këtë sezon në mendje kishte vetëm një qëllim: ta nxirrte Dritën kampione të Kosovës. Dhe ia doli. Me fitoren 1:0 të shënuar të dielën ndaj Llapit, Drita e siguroi titullin e kampionit për edicionin 2024/2025. Ramadani mund të mburret që Dritës ia ktheu titullin që e priste për pesë vjet. Për Dritën është titulli i katërt. Të parin e kishte fituar në edicionin 2002/03. Më pas triumfoi në kampionat edhe në edicionin 2017/18 dhe së fundi në edicionin 2019/2020. 47-vjeçari Ramadani është prej trajnerëve më të suksesshëm në futbollin kosovar....