Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha mbyll fushatën në Durrës! Kreu demokrat kërkon votën: Në 100 ditë realizojmë premtimet kryesore
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbylli fushatën elektorale në Berat e në Durrës, duke iu bërë apel qytetarëve ta vënë në provë opozitën për vetëm 100 ditë. Lideri i opozitës premtoi se i duhen vetëm 100 ditë për të rritur pagat e pensionet, për të ulur çmimin e energjisë dhe naftës e për të lehtësuar qytetarët nga rritja e çmimeve. “Nga çdo skaj i vendit ne do përzëmë me dorë të hekurt mjerimin, varfërinë e skajshme nga vatrat e shqiptarëve. Çdo qytetar shqiptar do marrë minimumin jetik 200 euro. Çdo pensionist nuk do marrë pensionin jo më pak se 200 euro. Ja pse duhen 100 ditët”, tha Berisha. Nga Durrësi, Berisha deklaroi se Partia Demokratike do i japë fund fenomenit të largimit të shqiptarëve...