Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Dyshimet e para/ Gjendet e pajetë një e moshuar në fshatin Lin të Pogradecit
                            Ditën e sotme në fshatin Lin të Pogradecit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën.  Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore. Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat.