Humbje e madhe/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, Eduart Çala

Humbje e madhe/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, Eduart Çala

Ndarja nga jeta e një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit të njohur Eduart Çala. Arti shqiptar është në zi për këtë humbje të madhe. Lajmi ka tronditur komunitetin artistik dhe qytetin e Elbasanit, ku Çala ka lënë gjurmë të thella me veprimtarinë e tij të pasur dhe shumëdimensionale. I lindur më 19 shtator 1950 në Elbasan, Eduart Çala nisi rrugëtimin e tij artistik që në bangat e shkollës, përmes pjesëve teatrale të interpretura me pasion dhe talent.Edhe pse nuk studioi për aktrim, dashuria për artin e udhëhoqi drejt një karriere të gjatë si aktor profesionist në Teatrin “Skampa”, ku luajti mbi 50 role të ndryshme. Kontribut në teatër, film dhe skenën e fëmijëve Çala interpretoi me finesë...