“Tre kandidatët e PS në Tiranë po hetohen nga SPAK”/ Shehaj: Mos t’ju duket çudi kur në burg të shkojë edhe…

“Tre kandidatët e PS në Tiranë po hetohen nga SPAK”/ Shehaj: Mos t’ju duket çudi kur në burg të shkojë edhe…

Nga Astiri, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor listat e Partisë Socialiste për të mbrojtur jo vetëm bashkëpunëtorët e tij të afërt të përfshirë në afera korruptive, por edhe veten nga drejtësia. Sipas Shehajt, Edi Rama do të përfundojë në burg. Shehaj përmendi rastin e arrestimit të Erion Veliajt si shembull të një realiteti që shumë nuk e kanë besuar se mund të ndodhë. “Mos t’ju duket e pamundur që edhe Edi Rama, që është koka e korrupsionit, të përfundojë në burg. Ka për të ndodhur.” Sipas Shehajt, më 11 maj shqiptarët kanë mundësinë të ndërpresin një sistem të kalbur, ku të akuzuarit për korrupsion promovohen dhe mbrohen nga politika. “Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë njerëz të ndershëm...