Conceiçao, “mbreti” i kupave. Zbulohet plani i tij për të mbërritur “top” në finalen e Romës

Conceiçao, “mbreti” i kupave. Zbulohet plani i tij për të mbërritur “top” në finalen e Romës

Një pritje e gjatë… Milani nuk ka më shumë për të kërkuar nga ky kampionat. “Djalli” ndodhet në vendin e 9-të, i shkëputur nga grupi që lufton për një vend në Kupat Europiane sezonin e ardhshëm. Rikuperimi në Serie A duket i vështirë, jo aq për shkak të pikëve se sa për numrin e skuadrave që ndodhen përpara kuqezinjve. Prandaj, finalja e Kupës së Italisë më 14 maj kundër Bologna merr një rëndësi të dyfishtë dhe thelbësore: nga njëra anë, dëshira për të rikthyer një trofe që mungon prej 22 vitesh në vitrinën kuqezi, nga ana tjetër, fitorja do të siguronte një vend në “Europa League” për sezonin e ardhshëm. Për më tepër, për shumëkënd, fitimi i kupës kombëtare, pas Superkupës së Italisë, do të...