Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Stadiumi prej 34.000 vendesh mbushet plot me minj, klubi i njohur në Spanjë merr vendimin drastik: Ndalon shitjen e farave të lulediellit
Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur së fundmi në Spanjë. Stadiumi “Martinez Valero”, i ekipit të Elche është pushtuar nga minjtë, gjë që ka detyruar drejtuesit e klubit të marrin masa drastike. Për këtë arsye, Elche ka ndaluar shitjen dhe konsumimin e farave të lulediellit brenda stadiumit të tyre. Farat e lulediellit, të njohura si ‘pipas’ në spanjisht, janë një ushqim i njohur në Spanjë dhe tradicionalisht konsumohen gjatë ndeshjeve të futbollit nga tifozët. Megjithatë, ngrënia e farave të lulediellit të qëruara kërkon që tifozët t’i hapin lëvozhgat me dhëmbë dhe më pas t’i pështyjnë, ku shumë prej tyre hidhen në tokë. Në reagimin zytar të klubit të Elche-s thuhet se lëvozhgat e hedhura bllokojnë tubat e sistemit të kullimit, dëmtojnë ndenjëset, “rrisin...