Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave
Fillimi i muajit maj përkon me gjysmën e sezonit të shenjës së Demit. Fatmirësisht, nuk ka planetë në prapavijë, por kjo s’do të thotë se nuk paraqiten sfida përgjatë tij. Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se hëna e plotë më 12 maj dhe hëna e re në datën 27, do të jenë të rëndësishme. Hëna e plotë përforcon emocionet dhe na teston në marrëdhënie. Përgjatë muajit do të marrim lajme të mira, mundësi, por asnjëherë një siguri të plotë. Situata përmirësohet pas datës 20 maj kur do të kemi mundësi të shijojmë më shumë, të bëjmë plane afatshkurtra dhe të gjejmë pak qetësi në luhatjet e këtij muaji. Chrysanthi Kalogeri: Është një muaj që do të kërkojmë sigurinë, por nuk do...