59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (Emri)

59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku shqiptari Gëzim Iljazi, 59-vjeçari, banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal. Mediat italiane shkruajnë se në momentin e aksidentit, 59-vjeçari po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos. Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij dhe më pas vetë viktima. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por, fatkeqësisht për Iljazin nuk mund të bëhej më asgjë.
Burimi: Sot.com.al