Gimenez “teknologjik”: Përdor video dhe aplikacione për t’i analizuar saktë performancat e mia

Gimenez “teknologjik”: Përdor video dhe aplikacione për t’i analizuar saktë performancat e mia

Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan i Milanit, që erdhi në janar nga Feyenoord, foli për “Sports Illustrated Mexico”, duke treguar sa shumë përkushtohet jashtë fushës së blertë: “Shpeshherë shkojmë në stërvitje dhe gjithçka e bëjmë automatikisht, kjo nuk më pëlqen. Mua më pëlqen të shkoj në stërvitje i përqendruar dhe i vetëdijshëm për të punuar mbi gjërat që nuk kam bërë mirë. Përdor shumë aplikacionin e shënimeve për analizat me video, për paraqitjen. Pas çdo ndeshjeje, shënoj çfarë kam bërë mirë, çfarë keq, i jap vetes një notë. Kam edhe një videoanalist. Unë luaj dhe të nesërmen ai nis analizën, përgatit një video dhe më përmbledh gjithë ndeshjen në 15 minuta. Aty dalin të gjitha veprimet e mia dhe ai thotë: Këtu ke bërë mirë, por...