‘Sistemin aktual zgjedhor e kërkoi Berisha’, Sefa: PD rrezikon mandatin e gjashtë në Fier

‘Sistemin aktual zgjedhor e kërkoi Berisha’, Sefa: PD rrezikon mandatin e gjashtë në Fier

Juristi Indrit Sefa deklaroi se sistemi aktual zgjedhor është një kërkesë e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke theksuar se ky model favorizon partinë më të madhe kur partitë e vogla nuk arrijnë të marrin mandate. Në një emision televiziv, Sefa paralajmëroi se nëse Partia Demokratike bie nën 35% të votave në qarkun e Fierit, ajo rrezikon të humbasë edhe mandatin e gjashtë. Ai theksoi se shpërndarja e mandateve varet nga përqindja e votave dhe nga fakti nëse partitë e vogla kalojnë pragun e nevojshëm. “Nëse partitë e vogla nuk marrin mandat, partia kryesore merr mandate më shumë. Këto mandate duhen shpërndarë. Nëse PD bie nën 35 përqind, humb edhe të gjashtin. Nëse PS shkon 57. Asnjëra nga ato nuk marrin. E merr ai që...