Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione e Shqipërisë

Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione e Shqipërisë

Besëlidhja është shpallur sot kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2024-2025. Ky është titulli i dytë radhazi për skuadrën lezhjane, që konfirmohet skuadra më e mirë e Superligës shqiptare, ku dominoi nga java e parë deri tek e fundit. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Besëlidhja fitoi thellë 134-64 ndaj Teutës në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve. Finale që nuk patën në asnjë moment rivalitet, pasi lezhjanët i fituan mjaft thellë të trija ndeshjet. Një titull mëse i merituar për Besëlidhjen e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, në një sezon thuajse perfekt, ku dominoi në cdo drejtim karshi rivalëve. Vetëm një humbje aksidentale në kampionat dhe më pas vetëm fitore, në një sezon...