Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sherri në Bulqizë pas takimit elektoral të PD/ Dorëzohen në SPAK materialet për Xhelal Mizun, nipin e tij dhe…
Incidenti i ndodhur më 24 prill gjatë një aktiviteti elektoral, ku dyshohet se deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij dhunuan Kalosh Murrën, Policia e Bulqizës ka depozituar materialet në Prokurorinë e Posaçme. Veprimet hetimore do të kryehen nga prokurori Elvin Gokaj i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore apo për të monitoruar këtë zonë deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Përveç materialit policor, në SPAK ka depozituar kallëzim edhe Xhelal Mziu i cili prentendon se është ai personi i dëmtuar, ndërsa kallëzim në SPAK ka dërguar edhe një qytetar që pretendon se është dhunuar gjatë incidentit. Në ditët në vijim, pritet që prokurori Gokaj të marrë në shqyrtim tre kallëzimet dhe më pas të kryejë veprime hetimore...