Basha fton kryeministrin në debat në “2984” në Vizion Plus: O Rame, hajde këtu te Albano, mos ik andej ku të shajnë pas krahëve

Basha fton kryeministrin në debat në “2984” në Vizion Plus: O Rame, hajde këtu te Albano, mos ik andej ku të shajnë pas krahëve

Lulzim Basha i cili udhëheq koalicionin EuroAtlantik në zgjedhjet e 11 majit ka ftuar sërish kryeministrin Edi Rama në një debat publik. Nga studio e 2984, Basha i ka bërë thirrje Ramës që të përballen me njëri tjetrin në ekranin shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus. Ai e ka ftuar që arena e debatit mes tyre të kthehet studio e 2984 dhe moderatori i kësaj përballjeje të jetë komediani Albano Bogdo. “I rrope njerëzit mo Rame, i rrope. Ngele tu shku ke ata që të shajnë mbas shpine Rame. Pse s’vje ke Bogdo mo Rame, ky ça ka t’i thotë drejtpërdrejtë. Ec me Rame, ec iherë në debat, thyje i herë rekordin tat, për herë të fundit ke qenë në vitin 2000 me Besnik Mustafajin...