55-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri në Athinë, autorët i zunë pritë para banesës

55-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri në Athinë, autorët i zunë pritë para banesës

Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Patisias në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 05:00, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou, sipas raportimeve të mediave greke. Dy persona, të cilët lëviznin me një motoçikletë, i janë afruar 55-vjeçarit, teksa po dilte nga banesa dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave, shqiptari ka marrë plagë në gjymtyrët e poshtme. Pas sulmit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është transportuar me ambulancë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë sekuestruar tre gëzhoja dhe...