55.000 dollarë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare, kryeministri i Singaporit shpall politikat mbështetëse për familjet –
Kryeministri i Singaporit Lawrence Wong ka thënë se qeveria do të ofrojë pothuajse 70,000 dollarë singaporezë ose 55,048 dollarë amerikanë në mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare. Politika nis që në lindje, me një grant prej S$10,000 për foshnjën, si dhe dy grante të veçanta prej S$5,000 secili, për shpenzimet mjekësore dhe arsimore. Masat e tjera përfshijnë S$2,000 në “kredi për fëmijët” për moshat nga 1 deri në 16 vjeç, uljen e tarifave për arsimin parashkollor të subvencionuar nga qeveria në S$150 në muaj, si dhe dhënie të më shumë lejeve për prindërit. “E ardhmja e Singaporit do të jetë po aq e fortë sa familjet që e ndërtojnë atë”, tha Wong. Norma e lindshmërisë në Singapor, e matur përmes...
Burimi:
javanews.al