Berisha dhe Rexhbeçaj spikasin me Augsburgun në Gjermani

Berisha dhe Rexhbeçaj spikasin me Augsburgun në Gjermani

Adriatik BALLA Shqiptarët e kanë rritur prezencën e tyre në disa kampionate cilësore në perëndim, duke qenë gjithnjë e më të kuotuar në treg, më të shumtë në numër e më të paguar, pa harruar faktin se shumë syresh, kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë. Nuk janë të paktë shqiptarët që luajnë edhe në kampionatin gjerman. Asnjë skuadër tjetër në elitën e futbollit gjerman nuk ka formë më të mirë se Augsburgu në dhjetë ndeshjet e fundit. Skuadra ku aktivizohet mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj dhe sulmuesi Mërgim Berisha, nuk kanë pësuar humbje në këtë periudhë. Augsburgu do të mundohet që ta vazhdojë këtë ecuri pozitive të rezultateve edhe të shtunën në udhëtim te Hofenheimi, në ndeshjen e xhiros së 27-të. Berisha do të luajë...