Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Liga e Kampionëve/ Më sytë nga finalja e madhe, Arsenal-PSG ëndërrojnë trofeun
4 ekipe në garë për trofeun më të rëndësishëm në kontinent, Champions League. Arsenal-PSG është çifti i parë që zbret në fushë, me dy ekipet që pa diskutim synojnë t’i shkojnë deri në fund, në një kohë kur i kanë mbyllur llogaritë me kampionatet respektive. “Topçinjtë” vijojnë në këtë akt të parë super të karikuar pasi eliminuan një nga ekipet favorite, Real Madrid. Për Mikel Artetën dhe të besuarit e tij ky është një shans ideal për të ëndërruar, për të synuar, trofeun me “vesh të mëdhenj”: “Për ne është një mundësi e shkëlqyer. Jemi këtu për të bërë krenarë tifozët tanë. Ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm, ndihet kudo, kjo është më të vërtetë diçka unike, mezi presim të luajmë. Kemi besim pasi kemi kaluar...