Tyson Fury çel sërish “dritën jeshile” për rikthimin, poston video nga palestra me trajnerin e tij

Tyson Fury çel sërish “dritën jeshile” për rikthimin, poston video nga palestra me trajnerin e tij

Pak muaj pasi deklaroi tërheqjen e tij nga boksi, britaniku Tyson Fury mund të rikthehet sërish në ring. 36-vjeçari publikoi një video në mediat sociale të hënën, së bashku me ish-trajnerin SugarHill Steward, duke paralajmëruar se një rikthim në boks mund të jetë në plan këtë vit. Fury u tërhoq nga boksi në janar pas humbjes së revanshit ndaj Oleksandr Usyk, por këtë gjë e kishte deklaruar edhe më parë (në 4 raste të tjera), për t’u rikthyer muaj më vonë. Dhe ky skenar mund të përsëritet edhe këtë herë, për të pestën herë. “Sapo përfundova stërvitjen në palestër. Rastësisht hasa dikë që mund ta njihni“, komenton Fury, duke e kthyer kamerën nga trajneri Steward, i cili u përgjigj: “E di sa është ora? E...