“Nuk u mërzite për 12 vjet?”, Rama: Ka dy mënyra për të ikur një kryeministër…

“Nuk u mërzite për 12 vjet?”, Rama: Ka dy mënyra për të ikur një kryeministër…

Kreu i qeverisë, Edi Rama iu është përgjigjur komenteve të qytetarëve në rrjete sociale. Në rubrikën e tij  “Sy m’sy”, një qytetar e kishte pyetur se “A nuk u mërzite për 12 vjet?”. Ndërkohë Rama u shpreh se nuk është çështje gëzimi apo mërzie gara për kryeministër, por një mision për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai renditi dy mënyra për t’u larguar nga qeverisja, kur jep dorëheqjen vetë sepse s’mund të bësh më gjë, e në rastin kur nuk votohesh nga populli. “I dashur, nuk është çështje gëzimi apo mërzie, por misioni. Është çështje misioni, përgjegjësie, do të thotë kemi ende për të bërë. Jemi afër finishit por nuk jemi në finish. Sprinti drejt finishit është për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ka...