Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Kardinalët thirrje kundër taktikave në konklavë
                            Kapela Sistine është mbyllur dhe përpjekja e parë për të zgjedhur Papën e ri do të bëhet më 7 maj. Është vendimi i kardinalëve i marrë pas dyerve të mbyllura të Vatikanit. E ndërsa kardinalët do të kenë edhe disa ditë kohë për t’u njohur me njëri tjetrin dhe do të zhvillojnë bisedime për të përcaktuar profilin e Papës së ri, kardinali BaldassareReina i dioqezës së Romës, paralajmëroi kolegët se “nuk është koha për taktika” dhe hakmarrje brenda kishës, ndërsa kryesoi meshën për nder të Papa Françeskut. “Ashtu si në kohën e dishepujve të parë, ka rezultate, por edhe dështime, lodhje dhe frikë. Pesha është e madhe dhe tundimet zvarriten duke errësuar të vetmen gjë që ka rëndësi, dëshirën, kërkimin, veprimin në pritje të një...