Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Luajti vetëm 45 minuta në finale, te Reali bëjnë “kurban” yllin 24-vjeçar pas humbjes me Barcelonën
28 Prill 2025 19:24 Telesport Real Madrid u mund për herë të tretë këtë sezon nga Barcelona. E fundit ishte mbrëmjen e të shtunës, kur katalanasit fituan 3-2 në finalen e Kupës së Mbretit. Një finale e cila i bëri shumë gjëra të qarta Real Madridit. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të pakënaqur me perfomancën e Rodrygo-s, braziliani u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga Mbappe. Lojtari brazilian, i cili dikur fitoi dashurinë e tifozëve me gola të rëndësishëm, tregoi edhe një herë se nuk ka nivelin e kërkuar për të qenë titullar në një ekip që synon të fitojë të gjitha titujt vit pas viti. Gjatë pjesës së parë kundër Barcelonës, Rodrygo shfaqi një imazh apatik, pa shkëlqim, i paaftë të përbënte...