Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Nuk i pamë dje me Realin, se kemi frikë Barcelonën”! Trajneri i Interit: Vumë zemrën ndaj Romës, edhe tifozët na duartrokitën pas ndeshjes
Ajo që ishte frika më e madhe te Interi, tani po bëhet realitet. Pak ditë më parë te zikaltërit ëndërronin tripletën, teksa Champions League ishte i vetmi “mision i pamundur”. Por pas atij eliminimi të Bayern Munchen, të gjithë nisën të besonin për tripletën. Pas humbjes me Milanin për largimin nga Kupa, Interit iu shuajt ëndrra e tripletës. Por zikaltërit tani nuk kanë më as në dorë Serinë A. Në ditën e sotme, Interi ka humbur nga Roma në shtëpi 0-1 me golin në pjesën e parë të realizuar nga Soule. Në të dytën ishin të dyja ekipet që kishin raste të mira goli, veçanërisht miqtë krijuan jo pak shanse të arta shënimi. Në rast se Napoli fiton sot kundër Torinos, do të linte Interin...