51 policë të plagosur dhe 65 protestues të shoqëruar. Hita viziton efektivët e shtruar te Trauma
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vizituar në Spitalin e Traumës efektivët e policisë të dëmtuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit, 51 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar gjatë tubimit, si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe bomba molotov. Policia pretendon se pjesëmarrës të maskuar kanë sulmuar efektivët për më shumë se 14 orë. Gjatë vizitës, Hita u ka uruar punonjësve të dëmtuar shërim të shpejtë, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përmbajtjen e tyre përballë sulmeve. Ai u ka garantuar gjithashtu mbështetjen e plotë të institucionit që drejton. Drejtuesi i Policisë së Shtetit është takuar edhe me stafin drejtues të Spitalit të Traumës dhe ekipin mjekësor, nga të cilët është informuar se efektivët me...
Burimi:
javanews.al