50 mijë lekë për bllokim rruge, Policia u vendos gjobë 12 protestueve
pamje nga protesta TIRANË-Policia ka vendosur sërish gjoba ndaj protestuesve në zbatim të paketës anti-dhunë lidhur me tubimin e mbajtur më 5 nëntor. Blutë njoftojnë se protestuesit bllokuan aksin rrugor, duke refuzuar t’u bindeshin thirrjeve të përsëritura të punonjësve të rendit përmes megafonit për lirimin e rrugës. Për secilin nga 12 qytetarët është caktuar masa administrative me gjobë në vlerën 5 000 lekë. Njoftimi i policisë: Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 12 masa administrative. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 12 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën...
Burimi:
zeri.ai