Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
50 mijë Euro drogë me postë nga SHBA, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
👁12164
Policia ka arrestuar një 24-vjeçar nga Tirana, pasi trafikonte drogë nga SHBA-ja drejt Shqipërisë.Bëhet fjalë për kanabis sativa me përqindje të lartë THC-je që i riu e sillte në Tiranë nëpërmjet shërbimit postar. 24-vjeçari F. Veizaj është kapur sapo ka dalë nga posta, me një kuti kartoni në krahë ku brenda saj kishte 3.6 kilogramë drogë.Në total vlera e lëndës narkotike kapte shifrën e 50 mijë eurove.