Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
5 të arrestuar për vdekjen e minatorit në Bulqizë
Policia ka arrestuar pesë persona pas vdekjes së një minatori. Ngjarja ndodhi të mërkurën e 6 gushtit në një subjekt minerar në Bulqizë. 66-vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv shkëmbor. Në pranga kanë rënë pesë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar, pasi sipas policisë nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të punës. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve...