5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon në supersfidën me Vllazninë

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon në supersfidën me Vllazninë

Partizani ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në një ndeshje me shumë emocione dhe gola. Sfida ishte e vlefshme për javën e tretë të “SUPERIORES”. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje të luftuar dhe arritën të largohen me tre pikët e plota, pavarësisht se sfida u komplikua ndjeshëm gjatë saj. Partizani humbi edhe një penallti, por kjo nuk e pengoi skuadrën kryeqytetase të siguronte suksesin në transfertën e vështirë. Në fund, 3-2 për Partizanin, që merr një fitore me shumë peshë në Shkodër dhe lë pas humbjen e javës së kaluar ndaj Laçit. Golat për Partizanin u shënuan nga: Fadairo (4), Aliu (45+3), Human (90+8) Për Vllazninë shënuan: Vata (21) dhe Musta (58).