Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Marubi” u vulos si pasuri botërore! Rama rreshton projektet kulturore për Shkodrën
                            Arkiva “Marubi” u shpall pak ditë më parë nga UNESCO pjesë e “Memory of the World”. Kryeministri Edi Rama e vuri theksin pikërisht tek kjo arritje në aspektin kulturor gjatë takimit në Shkodër. “Shkodra ka një kontribut në arkivin e botës. Ka qenë në fije të perit, i mbytur nëpër thasë, një tmerr i madh. E dini që ndërtuam Muzeun, vumë nën kontroll arkivin me laborator e të gjitha. Përtej ndjeshmërisë e vullnetit tonë, në Tiranë dua t’i njoh meritën një djali që do mbetet në histori si njeriu që shpëtoi Arkivin dhe Shkodrën nga një turp i madh. Është realisht përkushtimi, mënyra shumë personale që ai e sheh atë pasuri si pjesë të trupit të vet dhe jam i privilegjuar që kam pasur mundësi...