Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Ilir Meta mbetet shoku im i rinisë”, Majko: Ja pse nuk kam shkuar për t’i takuar në burg atë dhe Veliajn
                            Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Pandeli Majko, ka komentuar situatën e presidentit të Partisë së Lirisë , Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg. Në studion e News24, Majko, i cili ka qenë koleg politik me Metën si pjesë e PS, ka ndarë mendimet e tij për këtë periudhë të kaluar dhe për largimin e Metës nga PS për të krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). Ai e përshkroi Ilir Metën si dikë që “ka bërë shkollën e elefantëve”, por që, sipas tij, krijoi më pas “partinë e dhelprave”. Megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht diferencave mes tyre, Meta mbetet shoku i tij i rinisë dhe që e ka njohur për një kohë të gjatë. Majko shprehu...