Erisa Xhixho: Ilir Meta merr mandatin dhee certifikohet, rreth datës 11 qershor ai lirohet

Erisa Xhixho: Ilir Meta merr mandatin dhee certifikohet, rreth datës 11 qershor ai lirohet

Gjatë një interviste në emisionin Dekalog, zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë dhe kandidatja e koalicionit “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, ka deklaruar se Ilir Meta, pritet të lirohet pas zgjedhjeve të 11 majit, nëse siguron mandatin e deputetit. “Ilir Meta nuk preferoi të ishte në listat e mbyllura. Ai donte të përballej drejtpërdrejt me qytetarët. Për këtë arsye, çdo ditë u shkruan letra personave të ndryshëm, duke u kërkuar mbështetjen e tyre me votë”, – u shpreh Xhixho. Sipas saj, objektivi është që Meta të marrë 30–40 mijë vota në Tiranë. “Nga kalkulimet që kemi bërë, mjaftojnë rreth 12 deri në 15 mijë vota që ai të sigurojë mandatin. Por konkurrenca është e fortë dhe ndonjëherë edhe një votë mund të bëjë...