Reijnders: Jam i dashuruar me këto ngjyra, nder i madh ta vesh fanellën e Milanit

Reijnders: Jam i dashuruar me këto ngjyra, nder i madh ta vesh fanellën e Milanit

“Milano është kuqezi, sepse këtë sezon Interi nuk na ka mposhtur asnjëherë. Kemi treguar çfarë dimë të bëjmë, derbi i fundit ishte më i miri nga pesë që kemi luajtur”. Fjalë lideri të vërtetë, dhe nuk mund të ishte ndryshe. Në një sezon me ulje-ngritje për Milanin, Tijjani Reijnders ka qenë padyshim një nga notat më pozitive. Sot, holandezi ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Fitorja e Kupës së Italisë mund të na sigurojë pjesëmarrjen në kompeticionet europiane të ardhshme, duhet të provojmë”. Ju keni 15 gola dhe 4 asiste këtë sezon…Çdo lojtar dëshiron të shënojë dhe të japë asiste për shokët. Edhe më parë shkoja pranë golit, por nuk isha konkret si tani. Këto muaj kam punuar shumë, kam folur me miq...