Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Adrian Bajrami shënon golin e parë me ekipin A të Benficës
                             Adrian Bajrami ka shënuar golin e parë me ekipin A të Benficës, duke arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte titullar në sfidën e Kupës kundër Tirsense, që përfundoi me rezultatin e thellë 4-0 në favor të “shqiponjave të Lisbonës”. Bajrami e nisi ndeshjen nga minuta e parë në “Stadiumin e Dritave” dhe shkëlqeu gjatë gjithë 90 minutave të lojës. Ai shënoi në minutën e 74-t, pas një goditje nga këndi, ku përfitoi për të dërguar topin në rrjetë.Përveç golit, performanca e Bajramit u vlerësua shumë lart, duke marrë notën 8.1. Mbrojtësi kuqezi është kapiten i ekipit të Benficës dhe ka luajtur tre ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare.