48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale
Perceptimi i problemeve mjedisore është përkeqësuar ndjeshëm në Shqipëri gjatë një viti, me rritje të forta të shqetësimit për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Sipas Balkan Barometer 2025 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) 55% e shqiptarëve përmendin ndotjen e ajrit si problem në komunitetin e tyre, nga 42% në 2024, ndërsa shqetësimi për ndotjen e ujit është rritur nga 24% në 43%, ose me 19 pikë përqindjeje. Edhe ndotja e tokës ka shënuar një rritje të fortë, nga 20% në 2024 në 40% në 2025, pra është dyfishuar si shqetësim në perceptimin e qytetarëve. Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndotja e tokës është rritur nga 38% në 44%, ndërsa ndotja e ujit nga 43% në 52%. Por problemi që e dallon më shumë...
Burimi:
gijotina.com