Verstappen bën lëmsh merkaton, te Red Bull synojnë pilotin e Mercedes për ta zëvendësuar

Verstappen bën lëmsh merkaton, te Red Bull synojnë pilotin e Mercedes për ta zëvendësuar

24 Prill 2025 12:00 Telesport Ndërsa sezoni i Formula 1 po vijon normalisht, zërat e largimit të Max Verstappen drejt Aston Martin kanë bërë që te Red Bull të shohin për një zëvendësues të denjë. I pari në listën e shefit Christian Horner është britaniku George Russell. Ky i fundit e ka nisur mjaft mirë sezonin, duke u renditur në vendin e katërt për pilotë aktualisht (73 pikë deri më tani). Russell piloton një Mercedes dhe këtë sezon është ngjitur tri herë në podium (ka qenë gjithnjë brenda “top-5”). Kontrata e Russell skadon në fund të këtij sezoni dhe mediat zbulojnë se ka patur një takim informal me Horner. Lajmi konfirmohet nga portali “The Race”. Russell po kalon sezonin më të mirë të karrierës së...