Kupa e Italisë/ Interit i “shuhet” ëndrra tripletë! Milani shpëton sezonin, fiton 3-0 në derbi dhe arrin në finale

Kupa e Italisë/ Interit i “shuhet” ëndrra tripletë! Milani shpëton sezonin, fiton 3-0 në derbi dhe arrin në finale

Milani ka mposhtur 3-0 Interin në Derbi dhe ka siguruar biletën për në finalen e Kupës së Italisë. Luka Joviç ka qenë protagonisti absolut i këtij takimi duke shënuar dy herë. Sulmuesi i Milanit realizoi nga një gol në secilën pjesë. Në fund të pjesë ssë parë Joviç realizoi me kokë duke shfrytëzuar maksimalisht krosin e ardhur nga ana e djathtë të dhënë nga Jimenez. Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Joviç i cili përfitoi nga një mosmarrëveshje e mbrojtjes së Interit për të realizuar dhe golin e dytë. Ndërkohë në fund të ndeshjes kuqezinjtë shënuan edhe golin e tretë me anë të Rejnders. Milani kualifikohet në finale me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pasi në sfidën e parë kuqezinjtë patën barazuar 1-1....