Chelsea kërkon sulmuesin që shkëlqeu në Champions këtë sezon, gati 70 milionë euro

Chelsea kërkon sulmuesin që shkëlqeu në Champions këtë sezon, gati 70 milionë euro

23 Prill 2025 9:33 Telesport Chelsea nuk ndalet në merkato dhe synon të forcojë repartin sulmues. Sipas “Fichajes.net”, klubi londinez ka nisur kontaktet për Serhou Guirassy, ​​sulmuesi i Borussia Dortmund. Një transferim që pritet të kapë shifrën 70 milionë euro. 29-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 14 ndeshje. Në total, në të gjitha garat, ai ka grumbulluar 29 gola dhe 8 asistime. Numra që janë joshëse për shumë klube të mëdha në Europë. Chelsea është mbështetur kryesisht te Cole Palmer dhe Nicolas Jackson, por kanë nevojë për një sulmues të fortë goli. Ndaj, Guirassy do të sillte më shumë cilësi dhe përvojë, duke qenë gati për të bërë...