Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vdekja e Papa Françeskut trondit kalendarin e futbollit italian, Lazio kërkon sërish shtyrjen e ndeshjeve
Ndarja nga jeta e Papës Françesku ka shkaktuar ndryshime të papritura në botën e futbollit italian. Liga ka vendosur të anulojë ndeshjet e planifikuara për të hënën, duke i shtyrë ato për pasditen e së mërkurës, një vendim që nuk është mirëpritur nga të gjithë klubet e Serisë A. Klubi i Lacios, që sipas kalendarit duhet të luajë në transfertë kundër Genoas të mërkurën, ka reaguar zyrtarisht duke dorëzuar një shkresë në Ligë, përmes së cilës kërkon shfuqizimin e vendimit. Në dokumentin e paraqitur, Lazio thekson se protesta e tyre nuk lidhet vetëm me vështirësitë logjistike dhe organizative, por edhe me dëshirën për të marrë pjesë në homazhet për Papën, që do të zhvillohen po atë ditë në Vatikan. Klubi ka kërkuar gjithashtu një takim...