Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Lewandowski i dëmtuar? Flick gati “Planin B” për Realin dhe Interin
Barcelona fitoi në fundjavë 4-3 ndaj Celta Vigo-s me një përmbysje spektakolare në minutat e fundit, por kjo fitore kishte edhe pasoja, siç ishte lëndimi i Robert Lewandowski-t. Polaku pësoi një dëmtim muskulor dhe tashmë është e konfirmuar që do të mungojë për rreth dy javë, duke humbur kështu finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madrid dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Interit, ndërsa është në dyshim për ndeshjen e kthimit. Trajneri Hansi Flick shpreson që Lewandowski të rikthehet sa më shpejtë në fushë për ndeshjet vendimtare, ndërsa i ka shpresat te një lojtar tjetër në sulm, siç është Ferran Torres. “Uroj që Lewandowski të jetë me ne për ndeshjet vendimtare. Duhet të presim dhe të shohim. Ferran Torres po kalon një moment të...